Modelja e zhveshur bie për vdekje në mënyrë misterioze nga apartamenti i biznesmenit në Buenos Aires

Mediale Vip

Modelja e zhveshur bie për vdekje në mënyrë misterioze nga apartamenti i biznesmenit në Buenos Aires

Më: 3 prill 2023 Në ora: 17:13
Emmily Rodrígues Santos

Policia po përpiqen të përcaktojnë nëse një konflikt para ngjarjes bëri që një modele e re të binte për vdekje nga apartamenti i katit të gjashtë në kryeqytetin e Argjentinës.

Një hetim ka nisur për vdekjen e 26 vjeçares Emmily Rodrígues Santos, e cila ishte për vizite bashkë me dy vajza të tjera në apartamentin luksoz të biznesmenit Francisco Sáenz Valiente në Buenos Aires, para se te vdiste nga një rënie në rrethana misterioze.

52 vjeçari Valiente, është ndaluar si i dyshuar për vrasje nga policia në Argjentinë, teksa hetimet vazhdojnë.

Një nga vajzat e tjera në vendngjarje, një 37-vjecare e njohur vetëm si ‘J.M.M’, besohet se ishte shoqe me të ndjerën por ishte larguar nga apartamenti para tragjedisë.

Me origjinë nga Brazili, Emmily jetonte prej vitesh në kryeqytetin e Argjentinës.

Mbrëmjen e incidentit Valiente kishte darkuar me një grup miqsh, mes të cilëve dhe J.M.M., para se të shkonin në një bar në zonën turistike të Palermo.

Biznesmeni dhe tre vajzat ishin kthyer më pas në apartamentin e tij në ndërtesën Libertad, në zonën luksoze të Retiro.

Por në 9 të mëngjesit të ditës tjetër shërbimet emergjencës u thirrën prej zhurmave “të një vajze të trazuar”, e cila përshkruhej se kishte rënë nga lartësia disa momente më vonë.

Autoritetet gjetën modelen e të shtrirë e zhveshur në kopshtin e kompleksit. Ajo u shpall e vdekur në vendngjarje.

Fqinjët më vonë thonin se biznesmeni mbante shpesh festa të vona në shtëpinë e tij, ku dëgjoheshin ulërima e zhurma të forta.

Zyrtarët thanë se J.M.M. kishte plagë e gërvishtje në duart e saj dhe se po hetojnë për një përleshje të mundshme.

“Pronari i shtëpisë nuk kishte shenja të dukshme plagësh .”

I dyshuari po mbahet në paraburgim ndërsa i ndaluari sugjeron se viktima mund të ketë vdekur nga një krizë psikotike.

Burri pretendonte se vajza ishte hedhur vetë para se të vraponte jashtë kontrolli në apartament.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat