Pse kënga ‘Rainbowland’ po ndalohet në disa shkolla në SHBA?

Mediale Vip

Pse kënga ‘Rainbowland’ po ndalohet në disa shkolla në SHBA?

Më: 4 prill 2023 Në ora: 11:10
Dueti i Miley Cyrus dhe Dolly Parton

Dueti i Miley Cyrus dhe Dolly Parton i vitit 2017, “Rainbowland”, u konsiderua i papërshtatshëm nga disa shkolla në Wisconsin dhe një mësuese është e revoltuar për këtë.

Sipas People, Melissa Tempel, një mësuese e gjuhëve të huaja në Heyer Elementary në Waukesha, SHBA, nuk është e lumtur me faktin se kënga u hoq nga koncerti i klasës së parë.

“Nxënësit e mi të klasës së parë ishin shumë të emocionuar për të kënduar “Rainbowland” për koncertin tonë, por kjo nuk u lejua nga administrata”, shkroi mësuesja në Twitter.

People raporton se Tempel iu tha se kënga ishte e ndaluar sepse Cyrus është  personazh “i diskutueshëm”. Megjithatë, mësuesja beson se kjo është për shkak të popullaritetit të Parton dhe lidhjes së këngës me komunitetin LGBTQ+.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat