Puthje e përqafime mes çiftit Kiara-Luiz

Mediale Vip

Puthje e përqafime mes çiftit Kiara-Luiz

Më: 4 prill 2023 Në ora: 16:05
Kiara-Luiz

Sjellja e Kiarës kundrejt Luizit ka pësur një ndryshim të madh që nga hyrja e saj në shtëpi të shtunën.

Në një kohë kur më parë, ajo i kërkonte atij të respektonte hapësirën e saj dhe nuk ishte sa duhet e përkushtuar dhe e afruar me Luizin, tani është krejt e kundërta.

Sjellja e saj ka habitur edhe banorët e tjerë, pasi më parë ajo herë sillej ftohtë me Luizin dhe herë qëndronte me të.

Kur hyri në shtëpi mbrëmjen e së shtunës, ajo kishte vënë në dorë një byzylyk, aksesor i cili i ra menjëherë në sy Luizit.

Ky i fundit e pyeti disa herë se kush ia ka dhuruar, por Kiara nuk i dha një përgjigje. Luizit mesa duket i ka mbetur mendja te byzylyku.  

Teksa ishte shtrirë me Kiarën në krevat ai e pyeti atë sërish për byzylykun. Kjo e fundit e hoqi nga dora dhe ia dha atij, meqë u fiksua aq shumë.

Pas kësaj, ajo i tha Luizit se e do shumë dhe mes tyre u shkëmbyen puthje e përqafime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat