Hyrje të reja në shtëpinë e BBVA? Beniada Nishani “çmend” rrjetin pas deklaratës së fundit

Mediale Vip

Hyrje të reja në shtëpinë e BBVA? Beniada Nishani “çmend” rrjetin pas deklaratës së fundit

Më: 4 prill 2023 Në ora: 19:33
Beniada Nishani

Beniada Nishani ishte një nga finalistet e ‘BBV’ dhe një nga personazhet më të dashura për publikun. Pas mbarimit të kësaj eksperience ajo ka vazhduar karrierën e saj, por tani me një vëmendje më të madhe.

Prej pak kohësh bukuroshja ka nisur jetesën në Tiranë, për të realizuar projekte te reja, jo tashmë në modeling, por edhe në moderim si bashkëprezantuese në “Procesi Sportiv”, pasi ajo dëshiron që të qëndrojë këtu dhe ta fillojë karrierën e saj edhe në vendin e saj.

Tashmë të gjithë e dinë për shoqërinë e ngushtë që Beniada ka me një nga banoret e “BBV2”, Jori Dellin dhe këtë mund ta shohim edhe në rrjete sociale, ku shikon se sa shumë Beniada e suporton Jorin.

Vetëm pak më parë me anë të një shkrimi në postimin e fundit, Beniada ka ngritur dyshimet se ndodhta sonte mund të futet në shtëpinë e “BBV2” për të surprizuar Jorin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat