Motra e Oltës zbulon bisedën e parë me të pas daljes nga shtëpia e “BBVA”

Mediale Vip

Motra e Oltës zbulon bisedën e parë me të pas daljes nga shtëpia e “BBVA”

Më: 4 prill 2023 Në ora: 20:30
Gerta Gixhari dhe Olta Gixhari

Sot në emisionin “Live from Tirana” në “Top Albania Radio” ishte e ftuar në studio gazetarja e njohur dhe njëkohësisht motra e Olta Gixharit, Gerta Gixhari.

Si e ka pritur Gerta vendimin e Oltës për të dalë nga shtëpia më e famshme në Shqipëri?

Edhe sikur Olta të donte ta vazhdonte prezenca e djalit tregoi që nuk kishte më kthim pas. Në atë moment vendosi Amari për daljen e Oltës. Nuk kishte më kuptim që Olta të vazhdonte kur Amari pati atë indiferentizëm për nënën e tij. 

Tani që Olta nuk është më në shtëpinë e “BBV”, kush mendon Gerta se do të zërë vendin e saj dhe si e priti hyrjen e Kiarës, Efit, Ronaldos dhe Bledit?

Luizi akoma nuk ka kundërshtar. Janë të gjithë në të njëjtën linjë, nuk kam preferenca sepse nuk kam parë kundërshtar të Luizit. Loja sikur është bërë paksa e turbullt. I preferuari im ka qenë Maestro, u mërzita kur doli. Pas daljes së tij loja mori një rrjedhë tjetër. Kemi kuriozitet t’i shohim banorët që rihyrën, sepse janë futur me një format të ri, kanë një ide të tyren, janë futur me personalitete të tjera. Nuk janë më banorët e parë, i kanë vendosur vetes një rol. Por, jo gjithmonë roli që zgjedh të shkon.

Si ishin orët e para të Oltës pas daljes nga shtëpia e “BBV”?

Olta menjëherë pasi la spektaklin bëri intervistën dhe erdhi te shtëpia ime, kisha prindërit aty. Ata nuk dinin gjë që Olta do të dilte, unë e mora vesh një ditë para. Ata mendonin se kishte dalë dhe do të rikthehej sërish. Biseda e parë më Oltën ishte që më pyeti nëse bëri mirë që mori atë vendim. I kanë munguar shumë pohimet dhe mohimet e mia. I thash mjafton që ti të jesh rehat, ke qenë e vendosur dhe më mbrapa nuk pse e mendon. Kishte ditë që e mendonte, ishte shumë e vendosur dhe unë e miratova. Nëna jonë e respektoi vendimin sepse shikon shumë anën familjare. I thonte nga ekrani që dil Olta sepse prioritet është djali. Babai nuk ra dhe aq dakord, tha që ishte më mirë të shkonte deri në fund, ishte në një pikë të fuqishme të lojës, pra ishte paksa kundra daljes së Oltës. Kur erdhi Olta në shtëpi, e kemi gdhirë deri në orët e para të mëngjesit. Më shumë ishim si dëgjues sepse Olta kishte nevojë të shprehej.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat