Efi: Kiara nuk është e njëjta, shikimi dhe reagimet e saj janë ndryshe

Mediale Vip

Efi: Kiara nuk është e njëjta, shikimi dhe reagimet e saj janë ndryshe

Më: 4 prill 2023 Në ora: 21:20
Në një diskutim me Nitën, Efi tha se edhe ajo e ka vënë re këtë ndryshim të Kiarës

Katër ish-banorë të Big Brother VIP Albania iu bashkuan sërish këtij formati të shtunën që lamë pas.

Efi, Kiara, Ronaldo dhe Bledi u bën sërish pjesë e shtëpisë së famshme dhe hyrja e tyre ka ngjallur debate të reja mes banorëve.

Por, ajo që ka marrë vëmendje është edhe ndryshimi i moderators Kiara Tito, e cila për shumë banorë po konsiderohet si e ashpër dhe arrogante.

Kiara që pas hyrjes së dytë në BBVA, është parë më e afërt me partnerin e saj Luizin duke injoruar shumicën e banorëve të tjerë.

Këtë sjellje të saj së fundmi e ka komentuar edhe Efi e cila që nga fillimi i formatit ka qenë e afërt me Kiarën dhe Luizin.

Në një diskutim me Nitën, Efi tha se edhe ajo e ka vënë re këtë ndryshim të Kiarës, por sipas saj ndaj banorëve të tjerër dhe jo edhe ndaj saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat