Përçahet miqësia mes Efit dhe Luizit? Banorja: U zhgënjeva, mendova se do të ishte njësoj siç e lashë

Mediale Vip

Përçahet miqësia mes Efit dhe Luizit? Banorja: U zhgënjeva, mendova se do të ishte njësoj siç e lashë

Më: 4 prill 2023 Në ora: 22:04
Efi

Miqësia mes Efit dhe Luizit duket se nuk është në të njëjtat rrethana siç ka qenë para daljes së banores nga BBV dhe shkak sipas saj është Kiara. 

Efi ka shprehur vazhdimisht këtë shqetësim të sajin me banorët, ndërsa sot mes tyre gjatë prime pati një përballje. Luizi ka deklaruar se shkak i ftohtësisë së tij me Efin është bërë reagimi i kësaj të fundit në lidhje me situatën ku Kiara u la mes lavamanëve për shkak të një loje.

Efi nga ana tjetër i sqaroi Luizit se e ka bërë këtë reagim për një arsye që nuk mund t’ia thotë pasi do të quhet si informacion nga jashtë dhe shprehu se nuk mund të ndikohet nga kjo gjë pa e ditur se si qëndron e vërteta.

Efi: Është e tmerrshme. Unë nuk u cudita nga asgjë që pashë. Ndihem shumë e zhgënjyer nga miqtë që kam pasur. Kam folur me Luizin e di që do Kiarën në finale, por nuk  e kuptoj pse nuk do të jemi miq. E kam disktuar dhe me banorë të tjerë, nuk e kuptoj qëllimin e Luizit që të më mbajë larg. Mund të më pyeste, ndihem e zhgënjyer sepse jam e njejta. Nuk cuditem nga asnjë, zhgënjimi im është Luizi.

Kam dyshim që Luzii ka folur me Kiarën. Ata që kam konsideruar miq, tani nuk janë më. Me aq sa njoh Luizin, mendoj se ka folur me Kiarën dhe mban këtë qëndrim me mua, diçka ka këtu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat