Po kalon në depresion, kështu zgjodhi Getinjo ta menaxhojë situatën

Mediale Vip

Po kalon në depresion, kështu zgjodhi Getinjo ta menaxhojë situatën

Më: 5 prill 2023 Në ora: 10:32
Getinjo

Ndjekësit u shqetësuan mbrëmë mbi krisjen e çiftit Getinjo-Vivien.

Kjo marrë shkas nga heqja e njëri-tjetrit nga Instagrami dhe fshirja e fotove nga ana e Getinjos.

Reperi i njohur deri diku e mohoi këtë pjesë teksa Vivien përmes një fotoje në videocall u shpreh se “tuni i saj (siç e thërret Getin) ka nevojë për pak qetësi” të cilën e ka përfillur edhe vetë pasi prej një jave është rikthyer në Tiranë.

“Ju lutem na respektoni”, mbyllë apelin ajo duke dhënë një shembull fantastik të menaxhimit publik të një situate tejet private.

Por, mbrëmë, Getinjo bëri diçka që e bëjnë pak fytyra publike!

Ai ndau publikisht se po kalon në një periudhë sfiduese me shëndetin mendor.

“Unë do të largohem nga rrjetet sociale për arsye personale. Kam pak një fazë depresioni dhe më duhet të jem pak larg këtyre aplikacioneve”, është shprehur ai.

Fakti që një emër i madh i skenës, lufton me stigmën duke e ndarë publikisht pa komplekse një sfidë të tillë definitivisht duhet duartrokitur! 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat