Kejvina jep detaje ‘shokuese’: Kiara e ka personale me Efin

Mediale Vip

Kejvina jep detaje ‘shokuese’: Kiara e ka personale me Efin

Më: 5 prill 2023 Në ora: 16:29
Efi- Kejvina- Kiara

Kejvina ani pse ka kohë prej kur është larguar nga “Big Brother VIP Albania”, ajo vazhdon të komentoj situatat në shtëpi.

Nuk ka munguar një reagim edhe lidhur me debatin e mbrëmshëm mes Efit dhe Kiarës.

Ajo në reagimin e saj ka shkruar se Kiara e ka personale me Efin.

Image
Postimi i Kejvines

E për Efin u shpreh se nuk ka pse çuditet nga miqësia, teksa vet ajo kur erdhi puna tek loja u nda nga mikja e saj Mikela.

Luizin e ka mbështetur, teksa u shpreh se nuk duhet gjykuar pasi ka më shumë se 100 ditë brenda shtëpisë.

Madje, ajo tha se ai nuk ka faj që është verbuar nga dashuria për Kiarën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat