Dallavere me produksionin e BBVA? Reagojnë nga faqja e Kiarës në Instagram rreth mesazheve që po qarkullojnë

Mediale Vip

Dallavere me produksionin e BBVA? Reagojnë nga faqja e Kiarës në Instagram rreth mesazheve që po qarkullojnë

Më: 5 prill 2023 Në ora: 16:44
Kiara

Debati i Kiara Titos dhe Efit Dhedhes ka marrë vëmendje të madhe. Ndërkohë që në disa faqe të Instagramit është duke qarkulluar një fotografi, ku shihen pamje të një bisede në Instagram Direct, kinse Kiara ka biseduar administratoren e Instagramit të Luizit.

Në biseda flitet për dallavere me produksionin e BBVA, por që faqja zyrtare e Kiarës në Instagram e ka demantuar këtë.

“Këto biseda që po qarkullojnë në rrjet, janë false. Nuk ka pasur një komunikim nga Kiara me personin në fjalë”, thuhet në njoftim.

Image
Foto nga instastory i Kiarës

Duke qenë se moderatorja Tito ndodhet brenda shtëpisë së Big Brother VIP ALbania, faqen e saj të Instagramit e administrojnë persona të besuar të saj.

Kiara përndryshe ka pasur një debat të zjarrtë mbrëmjen e së martës me atë që dikur e konsideronte shoqe – Efin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat