Ronaldo shpërthen në lot, kujton të atin e ndjerë

Mediale Vip

Ronaldo shpërthen në lot, kujton të atin e ndjerë

Më: 5 prill 2023 Në ora: 22:54
Ronaldo Sharka

Ronaldo Sharka, i cili është rikthyer në shtëpinë e Big Brother VIP ka shpërthyer në lot pasi kujtoi babain e tij të ndjerë. Në një debat me argumente pro dhe kundër, Ronaldo sqaronte se është shumë normale që të bësh çdo gjë për t’i dhënë jetë edhe 3 ditë më shumë njeriut të dashur, nuk arriti të mbante lotët.

“Nuk do t’ia dish nëse del si viktimë edhe sikur personi yt më i afërt ka dhe 3 ditë jetë dhe ju flisni e thoni që ka bërë krim, ai nuk ka bërë krim jo, ka dasur të shpëtojë, të mbajë në jetë një njeri. Vodhi thjeshtë një ilac që do riprodhohej prapë”, thotë Ronaldo.

Në përfundim të fjalës shpërtheu në lot dhe pas tij shkuan menjëherë Efi me Kiarën.

Të dyja i qëndruan pranë ndërsa Ronaldo tregoi se iu kujtua koha kur babai i tij e surprizoi brenda shtëpisë së Big Brother VIP.

Disa javë më vonë, babai i Ronaldo Sharkës u nda nga jeta prej një sëmundje të rëndë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat