“Kam marrë dy kërcënime me vdekje, do i delegoj në polici”- Moderatori rrëfen çfarë po i ndodh për deklaratat e tij mbi Big Brother

Mediale Vip

“Kam marrë dy kërcënime me vdekje, do i delegoj në polici”- Moderatori rrëfen çfarë po i ndodh për deklaratat e tij mbi Big Brother

Më: 6 prill 2023 Në ora: 17:14
Foto ilustrim

Moderatori Blendi Salaj ka treguar se ka marrë kërcënime me vdekje lidhur me deklaratat e tij për personazhe të ndryshme të “Big Brother VIP”.

Në emisionin “Wake Up”, Blendi Salaj, ka treguar se për shkak të atyre gjërave që fliten në emision për personazhe të ndryshëm të Big Brother ka marrë dhe kërcënime me vdekje nga një fans i njërit prej banorëve.

Ka qenë moderatorja tjetër e emisionit, Enxhi e cila tha “luizatoret ja e them une”.

Blendi Salaj: Nëse ti thua diçka që njerëzve nuk iu pëlqen atëherë… Për shembull unë dje mora dy kërcënime me vdekje për gjërat që kemi thënë këtu nga fansat e njërit prej banorëve atje mos e zë në gojë se mos marr më shumë kërcënime për familjen, kërcënime të cilat do i delegoj në polici.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat