Deamishel dhe Efi debatojnë ashpër me njëra-tjetrën

Mediale Vip

Deamishel dhe Efi debatojnë ashpër me njëra-tjetrën

Më: 6 prill 2023 Në ora: 22:01
Deamishel dhe Efi

Kur ka mbetur një muaj deri në përfundim të Big Brother VIP Albania, banorët po krijojnë debate dhe situate të shumta me njëri-tjetrin.

Pasi Efi u sqarua dhe arriti të pajtohej me Kiarën dhe Luizin, ajo ka nisur një debat të fortë me Deamishel.

Ish-konkurrentja e “Përputhen” ka një hatëmbetje me Deamishel pasi ishte ajo që nxori në nominim Kiarën, Luizin dhe Efin që rezultoi në eliminimin e kësaj të fundit.

Debati I radhës mes dy vajzave ndodhi pas pajtimit të Efit me Luizin dhe sipas Deamishel ky pajtim i tyre bëri asaj t’i rikthehej ‘fuqia’.

“Të erdhi goja tani që u pajtove me Luizin”, iu drejtua Deamishel.

Kjo nxiti Efin që të reagonte duke thënë se situate me Luizin ka ndikuar emocionalisht tek ajo, por që gjithmonë ka përkrahjen e këngëtarit shkodran.

Mbështetjen e Luizit për ikjen tënde e kisha edhe në atë moment sido që ishin marrëdhëniet tona dhe sido që të jenë ai kur është puna për të të nxjerr ty e kam  mbështetjen e tij gjithmonë, mua më erdhi goja sepse isha emoconalisht shumë keq”, u shpreh Efi.

Ndryshe, kujtojmë që Efi bashkë me Kiarën, Bledin dhe Ronaldon ishin katër banorët që u rikthyen në BBVA për të vazhduar garën për çmimin e madh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat