Në një diskutim me Kristin, Luizi: Nuk ka shanse të më thuash zvarranik jashtë shtëpisë

Mediale Vip

Në një diskutim me Kristin, Luizi: Nuk ka shanse të më thuash zvarranik jashtë shtëpisë

Më: 7 prill 2023 Në ora: 20:25
Kristi dhe Luizi

Banorët shpesh nëpërmjet debateve që krijojnë kalojnë në ofendime e sharje.

Një diskutim ka vijuar sërish mes Luizit dhe Kristit, të cilët përkundër se herë herë duken miq të mirë, shpesh edhe zihen me njëri-tjetrin.

Artisti shkodran i tha atij që epitetin ‘zvarranik’ ia toleron për faktin që janë në një ‘reality show’ dhe se ai nuk do kishte shanse të përdorte të njëjtën gjuhë, nëse do ndesheshin jashtë.

Këngëtari mes tjerash shtoi se në këtë format ka ardhur të luajë me nervat dhe me durimin e të tjerëve.

Ai tutje tha se nuk i përgjigjet Kristit kur e ofendon, pasi çdo ofendim, apo veprim brenda shtëpisë, është mesazh për personat që e ndjekin këtë format.

Përveç kësaj, këtë kohë pati debate edhe mes Kristit dhe Efit, e cila u rifut brenda sërish pak ditë më parë.

Aliaj në një moment tha se Dhedhes gjatë debatit kalon në banalitete dhe shkon në disa pika, që atij nuk i pëlqen fare t’i prekë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat