Kylie Jenner thuhet se ka nisur një lidhje me aktorin e njohur të Hollywood

Mediale Vip

Kylie Jenner thuhet se ka nisur një lidhje me aktorin e njohur të Hollywood

Më: 7 prill 2023 Në ora: 23:21
Kylie Jenner

Nuk dimë si ta them këtë lajme me qetësi, ndaj po tregohemi të drejtpërdrejtë: Në rrjet aludohet se Timothée Chalamet dhe Kylie Jenner po dalin bashkë. 

Lajmi është raportuar nga "DeuxMoi", që shpesh ka zbuluar sekrete të vipave të Hollywood.

Pavarësisht pretendimeve nuk ka asnjë provë që kjo "marrëdhënie" e supozuar është e vërtetë. Të enjten, DeuxMoi postoi një informacion anonim që pretendonte se “burime të shumta kanë thënë se Timmy C ka një të dashur të re… Kylie Jenner.” 

Një burim ka thënë se lidhja e tyre ka nisur që nga Java e Modës në Paris teksa një tjetër pretendon se do të shkojnë së bashku në Coachella. 

Gjithashtu, sipas "Page Six", Kylie dhe Timmy ishin të dy të pranishëm në një darkë me Kendall Jenner dhe Bad Bunny, Zack Bia dhe Russell Westbrook. 

Sa e vërtetë dhe serioze është lidhja e tyre mbetet për tu parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat