Tradhtoi Shakirën me të, e dashura e re e Gerard Pique në marrëdhënie sekrete me trajnerin Pep Guardiola

Mediale Vip

Tradhtoi Shakirën me të, e dashura e re e Gerard Pique në marrëdhënie sekrete me trajnerin Pep Guardiola

Më: 8 prill 2023 Në ora: 00:14
Pep Guardiola, Clara Chia Marti dhe Gerard Pique

Një trekëndësh dashurie është zbuluar nga mediat e huaja. Sipas raportimeve që vijnë nga “El Comercio”, ka hije dyshimi për një lidhje sekrete mes Pep Guardiolës dhe Clara Chia Marti, e dashura e re Gerard Pique, me të cilën ai tradhtoi Shakirën.

Edhe pse momentalisht janë thjesht thashetheme, pa asnjë provë vërtetësie, këto zëra duket se mund të vendosin në dyshim serioz raportin e së ardhmes mes dyshes.

Ish-tekniku i Barcelonës, që tashmë drejton City-n dhe ish-mbrojtësi ruajnë një raport shumë pozitiv prej kohës kur bashkëpunonin tek skuadra katalanase.

Sipas burimeve informative, Guardiola dhe e dashura e Pique, Clara janë njohur në shkollën e fëmijëve të Guardiolës.

Mbetet edhe për t’u parë si do të ndikojë ky thashethem në martesën e trajnerit me bashkëshorten e tij, Cristina Sierra. Çifti ka qenë së bashku për 27-vite teksa janë njohur së bashku prej moshës së adoleshencës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat