Olsi Bylyku konfirmon ndarjen nga Egli?

Mediale Vip

Olsi Bylyku konfirmon ndarjen nga Egli?

Më: 8 prill 2023 Në ora: 08:10
Olsi Bylyku dhe Egli Tako

Olsi Bylyku dhe Egli Tako prej ditësh u bënë ndër temat kryesore të medias rozë për një ndarje të mundshme pas disa viteve së bashku.

Shkak për këtë u bënë disa lëvizje të çiftit, të vogla por me peshë të madhe.

Fillimisht u vu re se të dy fshinë fotot me njëri-tjetrin, Egli nuk mbështeti Olsi në projektin e tij të ri, nuk uroi nënën e tij për ditëlindje siç ka bërë viteve të kaluara, e kështu me radhë.

Por deri tani asnjëri nuk ka reaguar ndaj lajmeve dhe mbetet akoma në kuadrin e thashethemeve.

Ndërkohë së fundmi në veprim tjetër i Olsit ka shtuar akoma dyshimet.

Ai ka postuar në Instagram një foto të vetën të shkëputur nga videoklipi i tij me Eglin, “Do ditë”. Krahas fotos ai ka shkruar: “Tranzicion”.

Për ata që janë konfuzë, fjala tranzicion nënkupton procesin apo periudhën e ndryshimit nga një gjendje në një tjetër.

Thënë ndryshe, Olsi zgjedh një foto pikërisht nga kënga me (ish)partneren e tij për ta postuar, me përshkrimin tranzicion.

Nuk dihet nëse kjo ishte një rastësi apo Olsi në një mënyrë konfirmoi zërat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat