Kristi i ashpër ndaj Luizit: Je pa karakter, interesaxhiu më i frikshëm

Mediale Vip

Kristi i ashpër ndaj Luizit: Je pa karakter, interesaxhiu më i frikshëm

Më: 8 prill 2023 Në ora: 10:33
Kristi dhe Luiz

Debatet mes banorëve të Big Brother VIP Albania po shkojnë duke u ashpërsuar teksa kanë mbetur edhe një muaj deri në përfundimin e tij.

Një i tillë së fundmi ndodhi sërish teksa disa prej banorëve po qëndronin bashkë në oborrin e shtëpisë.

Gjatë sfidës së Deutschcolor, ku u zhvillua loja me pyetje e përgjigje, Ronado kishte shkruar “Jam gay”. Kësaj pyetje, Kristi iu përgjigj me po, ndërsa Rolando i derdhi kovën me bojë në kokë.

Luizi e pyeti Kristin se përse ai tha se Ronaldo është gay. Kristi i tha Luizit se ai po e provokon me këtë pyetje dhe se nuk dinte çfarë përgjigje të jepte, prandaj u përgjigj me po.

Kristi e këshilloi Luizin të mbledhë skuadrën e tij, sepse ditë të zeza do vijnë për të. Ai shtoi se banaliteteve të tij do u vij fundi shumë shpejt dhe se ai po e prish rrugëtimin e tij duke bërë si burrë i mirë.

Fjalët ofenduese nuk munguan sërish në debatin e ashpër mes dy konkurrentëve Luizit dhe Kristit.

Ky i fundit i tha atij se është njeri pa karakter dhe interesaxhi i frikshëm, ndërsa Luizi i tha Kristit se ai pështyn aty ku ka ngrënë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat