Aktorja shprehet e lumtur për vendimin që të mos ketë fëmijë

Mediale Vip

Aktorja shprehet e lumtur për vendimin që të mos ketë fëmijë

Më: 9 prill 2023 Në ora: 12:31
Heather Graham

Heather Graham është e lumtur me vendimin e saj për të mos pasur fëmijë.

Në një intervistë për revistën People, aktorja 53-vjeçare u shpreh për zgjedhjen e saj dhe shpjegoi se të kishte fëmijë nuk ishte menduar për të.

“Unë mendoj se ne të gjithë kemi rrugë të ndryshme”, tha ajo për median.

“Thjesht duhet të përqafosh atë që je. Nëse, në një farë mënyre, do të kisha pasur fëmijë, jam e sigurt se do të ishte mirë. Por për momentin, duke mos pasur fëmijë, ndihem e lirë. Dhe unë fle shumë. Kjo është shumë mirë”.

Aktorja e “Drugstore Cowboy” është e vetëdijshme se vendimi i saj nuk shihet rëndom në shoqëri, por qëndron.

“Ndjehem sikur, si grua, nuk të lejohet të thuash: “Nuk doja të kisha fëmijë”. Sepse është si, “Çfarë nuk shkon me ty?”, shpjegoi ajo.

“Tani, gratë po bëhen më të lira për të bërë zgjedhjet e tyre”, theksoi mes tjerash artistja e famshme.

Graham, e cila gjithashtu nuk ka qenë kurrë e martuar, beson, “Nëse dëshironi të keni fëmijë, ju keni fëmijë”. Nëse jo, vëren ajo, “universi ju jep dikë ose diçka për të ushqyer”.

“Ndonjëherë ndihem sikur projektet e mia janë fëmijë të vegjël; kam filluar të përfshihem më shumë në prodhimin, shkrimin dhe regjinë”, tha Graham.

Edhe pse aktorja e ka pasur gjithmonë prioritet karrierën e saj, ajo tha se herë pas here ndjen keqardhje për vendimet që ka marrë në të kaluarën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat