Ronaldo shkëmben puthje në buzë me Jorin dhe Dean për t’i ’shpëtuar’ nominimit

Mediale Vip

Ronaldo shkëmben puthje në buzë me Jorin dhe Dean për t’i ’shpëtuar’ nominimit

Më: 9 prill 2023 Në ora: 14:23
Ronaldo

Nita Latifi u zgjodh si liderja e shtëpisë dhe gjatë mbrëmjes së djeshme Vëllai i Madh i dha si avantazh që të dërgonte katër banorë në nominim.

Ajo dërgoi në televotim 4 banorët e rifutur në Big Brother VIP, Efin, Kiarën, Bledin dhe Ronaldon. Mirëpo duket se ky i fundit nuk e ka pritur aspak mirë nominimin e Nitës.

Pas përfundimit të spektaklit, moderatori është ndjerë i revoltuar për faktin se nga loja po dalin vetëm lojtarë të fortë ndërkohë që brenda po vazhdojnë të qëndrojnë konkurrentë si, Keisi, Dea, Nita dhe Jori të cilat sipas tij nuk janë duke bërë asgjë.

Më pas Ronaldo ka ironizuar faktin se Dea i ka shpëtuar njëherë nominimit pas puthjes që shkëmbeu me Amosin dhe kështu ai vendosi të puthë me shaka në buzë Jorin dhe Dean.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat