E ka mbajtur gjithmonë larg syrit të publikut, Taylor Swift i jep fund romancës 6-vjeçare

Mediale Vip

E ka mbajtur gjithmonë larg syrit të publikut, Taylor Swift i jep fund romancës 6-vjeçare

Më: 9 prill 2023 Në ora: 16:23
Taylor Swift

Taylor Swift i ka dhënë fund lidhjes disa vjeçare me partnerin e saj Joe Alwyn.

Sipas një burimi për Page Six , çifti, të cilët ishin bashkë për më shumë se gjashtë vjet, u ndanë disa javë më parë në mënyrë paqësore me njëri-tjetrin.

Swift, e cila aktualisht ka nisur në turneun e saj “Eras “, ka qenë pa Alwyn. Një mik i çiftit foli për revistën People në mars dhe tha se Alwyn do të udhëtonte me të kur të kishte mundësi dhe se ata ishin shumë mirë së bashku.

33-vjeçarja dhe ish-partneri i saj, kanë qenë shumë herë në qendër të thashethemeve për fejesë, megjithatë, kjo nuk u konfirmua kurrë.

Alwyn foli për ËSJ Magazine dhe tha se nuk do të zbulonte statusin e marrëdhënies së tyre edhe nëse do t’i propozonte. “Dmth, e vërteta është se nëse përgjigja do të ishte po, nuk do e tregoja dhe nëse përgjigja do të ishte jo, përsëri nuk do e tregoja”, tha ai.

Çifti u takua në Met Gala të vitit 2016 dhe filluan lidhjen disa muaj më vonë, por lidhjen e tyre nuk e bënë publike deri në vitin 2017.

Gjatë gjithë viteve të tyre së bashku, ata e kanë mbajtur romancën e tyre private, pavarësisht spekulimeve të vazhdueshme ndaj këngëtares se cilat këngë janë për Alwyn. .

“Unë jam i vetëdijshëm që njerëzit duan të dinë gjjëra”- tha Alwyn në një intervistë të vitit 2018 me Vogue.

Swift foli për romancën me Alwyn në dokumentarin e saj të vitit 2020.

 “Ne vendosëm së bashku që marrëdhënia jonë të ishte private,” tha ajo. “Edhe pse imazhi im publik në 2016 ishte vërtet i tmerrshëm, unë isha e lumtur. Por unë nuk isha e lumtur në mënyrën se si u trajnova për të qenë e lumtur. Ishte lumturi pa kontributin e askujt tjetër. Ne ishim thjesht… të lumtur.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat