Enca: Dubai është shtëpia ime e dytë

Mediale Vip

Enca: Dubai është shtëpia ime e dytë

Më: 9 prill 2023 Në ora: 17:55
Enca

Këngëtarja e njohur shqiptare, Enca Haxhia, këto ditë është duke shijuar disa ditë të mira pushimi.

Ajo fillimisht kaloi disa ditë në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe, gjersa së fundmi nga aty është larguar për në kontinentin afrikan, më saktësisht në Zanzibar.

E teksa u drejtua për vendin tropikal, këngëtarja e hitit “Dua” publikoi në InstaStory një fotografi kur aeroplani i saj u nis nga Dubai.

Ndërsa ndodhej ende mbi Dubain e ndriçuar, Enca shkroi në mbishkrimin e fotografisë:

“Duke fluturuar sipër shtëpisë time të dytë”.

Image
Postimi i Encas

Enca ka treguar disa herë se ka një simpati të veçantë për Dubain dhe se kjo është arsyeja pse e viziton mjaft shpesh.

Këngëtarja Haxhia përndryshe ka kohë që nuk ka sjell ndonjë projekt të ri muzikor për fansat, të cilët janë në pritje të një paralajmërimi për këngën e saj të radhës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat