Aktori i njohur akuzohet nga ish-bashkëshortja e tij për dhunë dhe abuzim seksual ndaj saj dhe vajzës së tyre të mitur

Mediale Vip

Aktori i njohur akuzohet nga ish-bashkëshortja e tij për dhunë dhe abuzim seksual ndaj saj dhe vajzës së tyre të mitur

Më: 10 prill 2023 Në ora: 11:01
Jeremy Renner

Aktori i njohur, Jeremy Renner është akuzuar nga ish-bashkëshortja e tij, Sunny Pacheco se ka abuzuar fizikisht dhe ka kërcënuar me jetë atë dhe vajzën e tyre të mitur. Ai akuzohet gjithashtu për përdorim të tepruar të lëndëve narkotike.

Dhe pse të divorcuar dhe kanë arritur të zgjidhin çështjen e kujdestarisë së  vajzës së tyre 10-vjeçare, duket se ka ende mosmarrëveshje mes ish-çiftit.

Sipas disa mediave të huaja gjithçka filloi në vitin 2020, kur Jeremy i kërkoi gjykatës të zvogëlonte shumën e parave që ai i jep ish-bashkëshortes së tij çdo muaj nga 30,000 dollarë në 11,000 dollarë.

Në një kallëzim të ri të dërguar në gjykatë, sipas “Marca”, Sunny pretendon se aktori ka abuzuar emocionalisht, fizikisht dhe seksualisht me vajzën e tyre, si dhe e ka sulmuar duke i vënë armën në gojë dhe duke e kërcënuar se do të tërheqë këmbëzën.

Por të gjitha këto akuza të rënda, janë mohuar dhe i është përgjigjur duke e akuzuar se është ajo që përdor drogë, ndërsa ka deklaruar edhe se ka probleme mendore. Jeremy u shpreh gjithashtu se është i gatshëm t’i nënshtrohet në çdo moment analizave toksikologjike për të vërtetuar se nuk është përdorues droge, ndërsa theksoi se do të sigurohet që të punësojë një specialist të shëndetit mendor që ta marrë përsipër dhe të provojë se mundet të sigurojë një mjedis të sigurt për vajzën e tij.

Megjithatë, ekipi i tij ligjor akuzoi ish-bashkëshorten e tij se kishte përfituar nga fama e Renner në përpjekje për të nxjerrë më shumë para prej tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat