Arjan Konomi ‘shpërthen keq’ ndaj opinionistëve të “BBVIP”

Mediale Vip

Arjan Konomi ‘shpërthen keq’ ndaj opinionistëve të “BBVIP”

Më: 10 prill 2023 Në ora: 13:26
Arjan Konomi, Zhaklina dhe Arbri

Arjan Konomi ka shpërthyer së fundmi kundër opinionistëve të Big Brother VIP, Arbër Hajdarit dhe Zhaklin Lekatarit.

Ish-opinionisti i “BB” postoi në Instagramin e tij një video ku jepte opinionin e tij në lidhje me komentet e Arbrit dhe Zhaklinës, teksa shprehej se ata debatojnë në mënyrë vulgare dhe nuk janë aspak të denjë për të qenë opinionistë të BBV.

“Pashë spektaklin e BBV sot në YouTube dhe i shtyrë prej komenteve në rrjetet sociale, me të vërtetë nuk mund ti rezistoja dot tundimit për të bërë një koment.

Pavarësisht se gjithmonë kam neglizhuar dhe nuk kam dashur të bëhem pjesë e komenteve me formate të ndryshme televizive, por kësaj radhe nuk mund të rrija heshtur dhe pa thënë që pësova një zhgënjim dhe një shije të keqe, të hidhur prej sjelljes të opinionistëve nga spektakli i mbrëmshëm.

Nuk është se jam pro apo kundër mendimit të tyre, por qasja që ata bëjnë si opinionistë, është jo e nivelit që ka formati, jo e nivelit që kërkon ai kolltuk ku janë ulur. Tek i dëgjoja mu duk sikur po shikoja njerëz të rëndomtë, mediokër, që diskutojnë në një lokal periferie dhe japin e marrin, thonë e stërthonë, e kthejnë e debatojnë në mënyrën më vulgare, ne një spektakël që imagjino se sa shije të hidhur që të lë”, tha Konomi.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Arjan Konomi (@arjankonomi_)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat