Dua Lipa dhe Kylie Jenner e adhurojnë: Kjo çantë është trend i 2023-shit

Mediale Vip

Dua Lipa dhe Kylie Jenner e adhurojnë: Kjo çantë është trend i 2023-shit

Më: 10 prill 2023 Në ora: 19:12
Dua Lipa dhe Kylie Jenner

Në janar, Kylie Jenner u pa me një çantë Ferragamo në Javën e Modës Haute Couture Pranverë/Verë 2023.

Siç e do zakoni, ajo kombinoi veshjen Lado Bokuchava me një palë çizme deri te gjuri dhe sigurisht çantën e vogël të Ferragamo-s.

Muajin e kaluar, Dua Lipa u pa në New York dy ditë radhazi me të njëjtën çantë.

Image
Dua Lipa

Në 7 mars, Dua u shfaq e veshur me Ferragamo nga koka te këmbët, ndërsa ditën tjetër, ylli i “Levitating” stiloi aksesorin me një xhaketë Chopova Lowena, xhinse Calvin Klein dhe atlete Pranda.

Ferragamo ka qenë përherë një markë e preferuar e personazheve të njohur, sidomos pas vendosjes së drejtorit kreativ Maximilian Davis. Stilisti 27-vjeçar ringjalli markën duke sjellë një pamje të re të sofistikuar.

E miratuar nga Dua dhe Kylie, kjo çantë do të jetë e pranishme në veshjet e yjeve në muajt e ardhshëm.

Image
Kylie Jenner
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat