E kërkoi me ngulm në BBVK, a ka mundësi ribashkimi mes Stresit dhe Keisit? Flet reperi

Mediale Vip

E kërkoi me ngulm në BBVK, a ka mundësi ribashkimi mes Stresit dhe Keisit? Flet reperi

Më: 11 prill 2023 Në ora: 13:12
Stresi dhe Keisi

Që në ditët e para të aventurës së tij në "Big Brother VIP Kosova", Stresi deklaroi se qëllimi i tij ishte të rifitonte zemrën e ish-partneres, Keisit.

Gjithsesi, formati mbaroi dhe ai fitoi çmimin e madh, por zemrën e Keisit ende. Ajo nuk u shfaq si surprizë për të takuar reperin në shtëpinë e famshme, por i dërgoi një videomesazh kur i kërkoi privatësi duke i thënë se do flisnin kur ai të dilte nga aty.

Pas daljes, Stresi deklaroi se ka folur me Keisin, por refuzoi të ndante detaje.“Normalisht që kemi folur kur dola, por janë gjëra shumë private mes nesh. Rëndësi ka të jetë mirë, i uroj shëndet”– tha ai.

Sakaq, në një intervistë të fundit me "Prive" ai është pyetur nëse ka shpresë për ndonjë rikthim me ish-partneren e tij. Por mesa duket Stresi nuk e ka ende një përgjigje.

“Nuk e di, janë do gjëra që nuk mundesh t’i parashikosh. Nuk e di, nuk mund të flas më për këtë temë një herë për një herë”, u përgjigj Stresi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat