Gjatë një bisede ‘live’ në TikTok Fero zbulon se gruaja ia falë pesë vaktet, Arbenita i ndërhyn dhe i thotë të ndalojë

Mediale Vip

Gjatë një bisede ‘live’ në TikTok Fero zbulon se gruaja ia falë pesë vaktet, Arbenita i ndërhyn dhe i thotë të ndalojë

Më: 11 prill 2023 Në ora: 14:52
Reperi Fero dhe bukuroshja Arbenita Ismajli

Reperi Fero dhe bukuroshja Arbenita Ismajli kanë organizuar një lidhje direkte në TikTok për ndjekësit e tyre të shumtë.

E teksa u janë përgjigjur pyetjeve të ndryshme lidhur me jetën e tyre private, mes të tjerash Fero ka zbuluar një sekret në lidhje me Arbenitën, i cili ka qenë i panjohur deri më tash për publikun.

Gjatë bisedës, reperi gjilanas zbuloi se Arbenita është një myslimane e devotshme dhe se i kryen ritet fetare si falja e 5 vakteve.

Në atë moment, bukuroshja ndërhyri duke i bërë vërejtje që të mos i tregojë gjërat e saj personale, pasi nuk ka dëshirë.

“Mos mi trego gjërat e mia se nuk kam qejf”, dëgjohet duke thënë bukuroshja në video.

Arbenita dhe Fero përndryshe ka kohë që janë të martuar dhe janë prindër të një vajze. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat