Jolie-Pitt në shtëpi kanë punimin tradicional shqiptar

Mediale Vip

Jolie-Pitt në shtëpi kanë punimin tradicional shqiptar

Më: 11 prill 2023 Në ora: 15:19
Angelina Jolie dhe Brad Pitt

Angelina Jolie dhe Brad Pitt paskan gusto! Këtë na e provon deklarata e mësueses dhe sipërmarrëses shkodrane Leta Mlogja, që ishte e ftuar në emisionin “Kafe Shqeto”.

Mlogja ka treguar se fillimisht hapi një biznes të vogël me punime artizanale, i cili i vinte në ndihmë grave të Shkodrës për t’i punësuar ku më vonë e shtriu këtë biznes edhe jashtë trojeve shqiptare.

Njëri prej punimeve është blerë nga çifti Jolie-Pitt kur ishin ende bashkë, ndërsa tashmë ndodhet në një prej shtëpive të tyre, siç tregon Leta.

Më poshtë mund të shihni për cilin punim bëhet fjalë:

Image
Punimi

Një botë magjike nënujore, e punuar me dorë!

“Teknika e punës është tradita jonë, që gjyshet tona kanë punuar, ndërsa dizanjerët koherent bëjnë atë miksimin mes traditës dhe modernes”- ka treguar shkodrania.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat