Khloe Kardashian dhe Tristian Thompson rikthehen në krahët e njëri- tjetrit? Ja çfarë flasin burimet pranë dyshes

Mediale Vip

Khloe Kardashian dhe Tristian Thompson rikthehen në krahët e njëri- tjetrit? Ja çfarë flasin burimet pranë dyshes

Më: 11 prill 2023 Në ora: 15:26
Khloe Kardashian dhe Tristian Thompson

Khloe Kardashian dhe Tristian Thompson thuhet se janë rikthyer sërish së bashku mes lajmeve për ribashkimin e tij me Los Angeles Lakers gjatë fundjavës!

Dyshja thuhet se kalojnë shumë kohë së bashku kur 38-vjeëari viziton fëmijët që ndajnë bashkë.

Tani që la karrigen e tij të analistit në ESPN për t’u rikthyer në NBA , Thompson është në gjendje të kalojë më shumë kohë në shtëpi dhe thuhet se po ‘sillet’ si bashkëshorti i Kardashian dhe këtq gjë po e mbajnë private.

Thuhet se Thompson i kërkuar falje Kardashian që kur ai e tradhtoi atë ndërsa ata ishin në pritje të një fëmije të dytë përmes një surrogate. Tani ai nuk dëshiron asgjë tjetër veçse të jetë një familje e bashkuar.

Tristan Thompson nuk mund të takohet me njerëz të tjerë

Ata gjithashtu thuhet se po sillen si një çift i konsoliduar dhe nuk lejohen të njohin njerëz të tjerë. Marrëdhënia e tyre ka qenë e trazuar prej vitesh për shkak të tradhtive të shumta të Thompson.

Në vitin 2018, ai e tradhtoi Khloen e cila ishte shtatzënë aso kohe me një striptiste, por ajo e fali.

Ajo qëndroi me Thompson deri në shkurt 2019 dhe që nga ajo kohë ata kanë pasur ndarje dhe rikthime vazhdimisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat