Renner: Mënyra më e lehtë për ta lënë duhanin… të shtypesh nga makina e borës

Mediale Vip

Renner: Mënyra më e lehtë për ta lënë duhanin… të shtypesh nga makina e borës

Më: 11 prill 2023 Në ora: 19:31
Jeremy Renner

Jeremy Renner bëri paraqitjen e tij të parë publike që nga aksidenti me makinën për pastrimin e borës që pothuajse ia mori jetën atij pak para Vitit të Ri.

Aktori i “Marvel” ishte i ftuari kryesor në “Jimmy Kimmel Live” në fillim të kësaj jave, ku ai tregoi përvojën e tij pranë vdekjes me një përzierje humori dhe falënderimi.

“U zgjova… mendimi im i parë i vetëdijshëm ishte: ‘Çfarë lehtësimi. Kalendari im është i lirë për pjesën tjetër të vitit!’”, tha Renner me shaka, shkruan “Consequence”. “Viti im ishte goxha i ngarkuar derisa u shtypa, por tani askush nuk mund të ngatërrohet me mua. Jam i lirë”.

“Ishte si një vendim i Vitit të Ri”, vazhdoi ai. “Kam rënë 20 kilogramë. E lash duhanin. Mënyra më e lehtë për të lënë duhanin – sepse për pak sa nuk e vrava veten, as që mendoja më për duhanin. Ishte e lehtë”, u shpreh ai në këtë emision, transmeton Klankosova.tv.

Renner u paraqit në skenë me ndihmën e bastunit, por ai u shfaq në formë jashtëzakonisht të mirë duke qenë se ai pati mbi 30 kocka të thyera vetëm katër muaj më parë.

Renner i tha Kimmelit se disa nga miqtë e tij të ngushtë fillimisht kishin frikë se ai do të humbiste jetën. E megjithatë shërimi i tij ka përparuar deri në atë pikë sa kohët e fundit ai çoi vajzën e tij 10-vjeçare dhe miqtë e saj në Disneyland.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat