Enca shfaqet në makinë luksoze nga pushimet në Dubai

Mediale Vip

Enca shfaqet në makinë luksoze nga pushimet në Dubai

Më: 12 prill 2023 Në ora: 18:58
Enca

Këngëtarja e njohur, Enca është ndër personazhet e njohura shqiptare me më së shumti ndjekës në Instagram, me mbi dy milionë të tillë.

Nisur nga kjo, artistja është mjaft aktive duke sjellur imazhe nga më të ndryshmet duke mos munguar ato provokuese.

Aktualisht Enca po shijon pushimet në Dubai dhe nga atje ka postuar fotografi të shumta që në fokus kishin linjat e saj trupore.

Edhe së fundmi, Enca postoi disa imazhe tejet atraktive ku shihet pranë një makine luksoze me ngjyrë të kaltër.

Në foto autorja e “Dua” ka të veshur bikini të bardha me dekolte të hapur të përshtatura me syze po ashtu të bardha dhe aksesor ari.

“A thua kujt i ra lotaria të jetë pasagjeri?”, ka ngacmuar Enca me mbishkrimin e fotos.

Ndërkohë, këngëtarja ka kohë që nuk ka lansuar një projekt të ri muzikor, ndonëse ka paralajmëruar se është në përgatitje të tyre.

E fundit këngë e publikuar nga ajo mban titullin “Suavele” që e solli në verën e vitit 2021

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat