Publikohet audioja: Si Luizi këndonte për 'Kiarën' vite më parë

Mediale Vip

Publikohet audioja: Si Luizi këndonte për 'Kiarën' vite më parë

Më: 13 prill 2023 Në ora: 09:11
Luiz Ejlli dhe Kiara Tito

“Në sy u pamë me ty sot jam…” kënga e Luizit për Kiarën ka qenë një nga hitet e muajve të fundit.

Mirëpo, për ‘Kiarën’ Luizi paska kënduar edhe më parë. Jo për Kiara Titon e tij, por duket se e paska manifestuar një partnere me emrin Kiara.

Thënë kjo, shoku i tij, Jon Ndoja ka shpërndarë në Instagram një video të shkurtër, ku Luizi dëgjohet duke kënduar një këngë italiane, të titulluar “Chiara”.

Kënga është kënduar nga Luizi vitë më parë dhe në tekstin e saj thuhet mes të tjerash:

“Chiara të kujtoj ty vajzë e vogël,

Chiara që këndonte në shkallë

Chiara me gishtat brenda hundës

Chiara…

Chiara që ëndërronte me sy hapur

Chiara që u besonte shakave,

Chiara që pinte duhan fshehurazi

Chiara”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat