Artisti Simon Gjonaj ia dedikon një personi të veçantë këngën e re

Mediale Vip

Artisti Simon Gjonaj ia dedikon një personi të veçantë këngën e re

Më: 13 prill 2023 Në ora: 16:09
Simon Gjonaj

Jemi mësuar të shohim klipe e të dëgjojmë këngê kushtuar fëmijëve ose prindërve por ky personazh ka dashur që dedikimi të jetë më special.

Po flasim për tekstshkruesit dhe këngëtarin nga Malësia por që jeton nê Amerikë, Simon Gjonaj ku sapo ka publikuar projektin më të ri muzikor me titull

"A vjen nanë ajo ditë", ku i është dedikuar gjushes së tij tashmë të ndjerë. Ne mësojmë se Simoni ka pasur një lidhje mjaft të fortë me të dhe i kishte premtuar se do ta bënte një këngë, megjithatë ajo e zhgënjeu e iku në botën tjetër e pa e dëgjuar e pa e parë këngën.

Artisti teksa e poston në rrjetin e tij social shkruan kështu : "Kënga ma e re që ja kisha dedikuar Nanës (gjyshes) , Por fatkeqësisht ajo nuk jeton më, dhe rrugët e jetës na n’danë përgjithmonë. Premtimin e mbajta.

Shpresoj të ju pëlqej texti : SGjonaj Muz: Ardian Kastrati Ork&Vok: Studio Zani Traboinit (Gjekë Dushaj) Videomontimi: SGjonaj". BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat