Florjan Binaj ironizon Efin: 'Mos e ka emrin gjatë Mllefi?'

Mediale Vip

Florjan Binaj ironizon Efin: 'Mos e ka emrin gjatë Mllefi?'

Më: 13 prill 2023 Në ora: 19:23
Florjan Binaj dhe Efi

Florjan Binaj është shumë aktiv në mediat sociale ku reagon mbi çështje të ndryshme kulturore, sociale dhe ekonomike. Tanimë që është edhe pjesë e një emisioni investigative që ka në fokus pikërisht problemet e ndryshme të njerëzve, Flori është edhe më i lidhur dhe pranë njerëzve.

Ndaj edhe duket se është tërhequr paksa nga komentimi i ngjarjeve të ndryshme që lidhen me showbiz. E një prej tyre është edhe ‘Big Brother’, të cilin Flori nuk e ka komentuar si një pjesë e mirë e njerëzve publikë.

Por, ditën e sotme nuk ka rezisutar pa ndarë një reagim me ndjekësit e tij dhe lidhet pikërisht me Efin. Me sarkazëm, aktori shkruan: “Ore, Efi mos e ka emrin gjatë Mllefi?”

Image
Postimi

Si duke ai është nisur nga debate e shumta të saj pas rikthimit në shtëpinë e famshme, gjë për të cilën është kritikuar edhe nga shikuesit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat