Aktorja e njohur turke merr vendimin e papritur

Mediale Vip

Aktorja e njohur turke merr vendimin e papritur

Më: 14 prill 2023 Në ora: 11:31
Demet Ozdemir dhe Ougzhan Koc

Krizat në lidhjen mes aktores Demet Ozdemir dhe këngëtarit turk Ougzhan Koc, më në fund u bë zyrtare edhe nga vet çifti.

Të dy me një postim të njëjtë në rrjete sociale, treguan se po kërkojnë pauzë nga njëri-tjetri.

Ata shkruajnë: “Është e vërtetë se i kemi dhënë fund duke parë që nuk mundemi ta vazhdojmë lidhjen tonë martesore për një kohë. Duke marrë parasysh se ky vendim është marrë me mirëkuptim dhe respekt nga të dyja palët dhe se duke e kuptuar ndjeshmërinë dhe vuajtjen e familjeve tona, po mundohemi që në mënyrë më të kollajshme ta kapërcejmë këtë proces. Edhe juve anëtarëve mediatikë iu lutemi me rëndësi të lartë të iu afroheni temës së tillë me një ndjeshmëri më të lartë.”

Kujtojmë se publiku shqiptar aktoren e ka njohur nga seriali “Zogu i hershëm” me personazhin e Sanemit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat