Çfarë ndodhi? Motra e Luiz Ejllit mbyll përfundimisht Instagramin e këngëtarit

Mediale Vip

Çfarë ndodhi? Motra e Luiz Ejllit mbyll përfundimisht Instagramin e këngëtarit

Më: 14 prill 2023 Në ora: 14:45
Luiz Ejlli

Që prej hyrjes në Big BrotherVIP, Luiz Ejlli është një ndër emrat më të komentuar në publik.

Dashuria dhe simpatia e madhe që publiku kapër këngëtarin u reflektua dhe në rrjetet sociale ku Instagrami i tij i cili në shumë pak koh arriti të mbledhë mbi 600 mijë ndjekës.

Mirëpo profili i tij duket se shkaktoi përplasje mes familjarëve të Luizit dhe produksionit të “BBVIP”.

Ata i kërkuan të drejtën e menaxhimit të Instagramit të tij por familjarët e këngëtarit nuk pranuan dhe profili u kthye në emrin e motrës së Luzit duke fshirë kështu çdo postim të tij.

Por ditën e sotme është vënë re se profili është zhdukur dhe nuk figuron më me asnjë emër.

Image
Profili i Instagramit

Nuk dihet ende se cila është arsyeja që motra e këngëtarit mori një vendim të tillë.

Kujtojmë se kunati i Luizit njoftoi aso kohe se produksioni ka tentuar të marrë instagramin e Luizit me pretendimin se ka të drejtat për emrin dhe llogarinë e tij. Tahiri u shpre se nuk i është vënë në dispozicion asnjë dokument që e fakton këtë gjë.

“Duke iu përgjigjur interesimit të madh nga ana juaj ju informoj se nga faqja zyrtare që menaxhohej nga shoqja dhe motra e tij janë bllokuar informacionet e tjera që kanë të bëjnë me veprimtarinë e Big Brother pasi në një komunikim me produksionin e këtij shoë na është njoftuar që të drejtat në lidhje me emrin dhe administrin i kanë kaluar Top Channel.

Në çfarë forme dhe akti juridik është kryer kjo, mua nuk më është komunikuar ndonjë dokument. Megjithatë në gjithë këtë histori e rëndësishme është që ne të mbështesim Luizin dhe të shijojmë lojën e tij. Pastaj kur të përfundojë loja do të sqarohen roli dhe qëllimi i secilës palë”, shprehet ai.

Pra duket qartë se marrja e llogarisë nga ana e familjarëve është bërë për të mbrojtur atë nga persona të tretë. Familjarët kanë bërë të qartë që në përfundim të Big Brother llogaria do i kalojë vetë Luizit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat