Aktori i Hollywoodit shfaqet në ballkon, në gjendje shqetësuese

Mediale Vip

Aktori i Hollywoodit shfaqet në ballkon, në gjendje shqetësuese

Më: 14 prill 2023 Në ora: 14:55
Jack Nicholson

Jack Nicholson është parë për herë të parë pas 18 muajsh, duke qëndruar në ballkonin e kompleksit të tij Mullholland Drive në Beverly Hills. Pas raportimeve të shumta të miqve të yllit të Hollivudit dhe shqetësimeve të tyre se ai do të vdiste vetëm, njësoj si legjenda e ekranit, Marlon Brando, ai u shfaq me një pamje të çrregullt.

“Daily Mail” ka publikuar fotografi të 85-vjeçarit, duke shijuar ajrin e pastër të mëngjesit me pamje nga liqeni Franklin Canyon. Ai kishte veshur një bluzë ngjyrë portokalli të çelët dhe pantallona sportive të gjera, ndërsa ishte mbështetur në ballkon.

Dalja e fundit e yllit hollivudian, tre herë fitues i Oskarit, daton në tetor 2021 kur ai shoqëroi djalin e tij 30-vjeçar Ray, në një lojë basketbolli.

Nicholson është padyshim beqari më i famshëm i La La Land. Romanca e tij më e famshme me Angelica Houston përfundoi gati 25 vjet më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat