Rzon dhe Capital T publikojnë këngën e re “Xheloze”

Mediale Vip

Rzon dhe Capital T publikojnë këngën e re “Xheloze”

Më: 14 prill 2023 Në ora: 17:10
Rzon dhe Capital T

Rzon dhe Capital T kanë bashkuar forcat për një projekt të ri muzikor.

Producenti i njohur dhe rap-artisti shqiptar kanë publikuar ditën e sotme (e premte) bashkëpunimin e tyre të quajtur “Xheloze”.

Teksti është shkruar nga Trim Ademi (emri i vërtetë), gjersa për producimin u kujdes Rrezon Alidema (emri i plotë).

Ky projekt ndërkohë është kompletuar edhe nga ana vizuale me video të Propaganda.

Besohet që kënga do të pritet mirë nga publiku marrë parasysh famën që artistët gëzojnë.

Të plotë tashmë mund ta gjeni në platformën YouTube, në kanalin zyrtar të Rzon.

Producenti këtë kohë solli edhe disa projekte të tjera, një duet me Marinin dhe një me Ledri Vulën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat