Luizi: Dua të heq sa më shpejt nga shtëpia Bledin dhe Dean, t’i këputen krahët Kristit

Mediale Vip

Luizi: Dua të heq sa më shpejt nga shtëpia Bledin dhe Dean, t’i këputen krahët Kristit

Më: 14 prill 2023 Në ora: 17:55
Luizi

Kanë mbetur edhe pak javë deri në finalen e madhe të Big Brother VIP Albania.

Teksa po numërohen ditët, banorët po vazhdojnë të diskutojnë për finalen dhe për konkurrentët që duhet të dalin gjatë kësaj kohe.

Së fundmi një bisedë në lidhje me këtë është bërë në mes të Luiz Ejllit dhe Qetsor Ferunajt.

Artisti shkodran shprehet se duhet të largojë sa më shpejt nga shtëpia, Bledin dhe Dean, kështu Kristi do të ngelej vetëm.

“Të heq sa më shpejt Bledin dhe Dean, t’i këputen krahët Kristit”, tha këngëtari.

Megjithëse u kundërshtua menjëherë nga fituesi i Big Brother VIP, ku tha se Deamishel është një lojtare e fortë dhe ka qenë aktive këtë periudhë.

Luizi theksoi sërish se nëse do të jetë në një nominim të fortë do të largohet menjëherë nga shtëpia.

Finalja e BBVA pritet të mbahet më 6 maj dhe fituesi do të marrë plot 100 mijë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat