“Ishte moment shumë i vështirë”, Ermal Mamaqi flet për çastin më të vështirë gjatë jetës

Mediale Vip

“Ishte moment shumë i vështirë”, Ermal Mamaqi flet për çastin më të vështirë gjatë jetës

Më: 15 prill 2023 Në ora: 09:21
Ermal Mamaqi

Ermal Mamaqi ka folur për herë të parë ër problemet që ka kaluar në jetën e tij. Në një intervistë për “Më lër të flas” ai ka bërë një rrëfim personale, ku ka treguar për momentet më të errëta në jetën e tij.

Ai tregoi se ka pasur momente që kur është zgjuar nuk ka pasur dëshirën dhe vullnetin për tu ngritur nga krevati.

Sipas tij këto ndodhin kur dëshirat janë shumë të mëdha, ndërsa aftësitë për ndryshimin janë të vogla. Ndër të tjera Mamaqi shtoi se një miku i tij e ka ndihmuar të ringrihet sërish.

“Pjesa e trajnimeve të motivimit ka qenë një moment në jetën time, janë këto momente të errëta kur ti nuk çohesh dot nga krevati sepse disa gjëra po ndodhin. Në këto momente kur dëshirat janë shumë të mëdha, ti do të bëhesh i famshëm do të bësh para, kur dëshirat janë shumë të mëdha dhe aftësitë janë të vogla.

Ishte një moment shumë i vështirë në jetën time kur ti je gati për të kaluar, por nuk kam arritur deri në atë pikë, por jam këshilluar me disa psikologë”, tha Ermali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat