Semi Jaupaj zgjedh mes çifteve Bora-Donald dhe Kira-Luiz, zbulon nëse është në një lidhje

Mediale Vip

Semi Jaupaj zgjedh mes çifteve Bora-Donald dhe Kira-Luiz, zbulon nëse është në një lidhje

Më: 15 prill 2023 Në ora: 09:40
Semi Jaupaj

Edhe pse nuk ka shumë dëshirë të flasë për “Big Brother VIP”, Semi Jaupaj nuk mund t’u shpëtojë pyetjeve për këtë format. Në një intervistë për “Top Albania Radio” ajo është pyetur se si e shikon reality-shown këtë vit dhe se cili do donte ta fitonte.

Por, këngëtarja refuzoi të jepte një përgjigje duke thënë se e ka një të preferuar por nuk do donte ta zbulojë.

“Nuk kam shumë qejf të flas për Big Brother, mendoj se e kam mbyllur ciklin tim me të, iu uroj shumë sukses të gjithëve. Patjetër që e kam një të preferuar po nuk do doja ta thoja.”-tha Semi.

Sakaq, asaj iu kërkua të jepte një përgjigje objektive për dy nga çiftet më të komentuara të dy edicioneve të BBVA Bora-Donald dhe Kira-Luiz.

“Nuk tregohem dot objektive në gjërat që më përkasin mua që i kam afër zemrës, kështu që do thoja Bora-Donald.”-u shpreh artistja.

E përtej ‘Big Brother’, ajo u pyet edhe për jetën sentimentale, duke zbuluar se është vetëm dhe nuk ka dikë në krahë. Semi deklaroi se është e fokusuar te karriera, por nuk e përjashtoi mundësinë se një ‘princ i kaltër’ mund t’i hiqte fokusin.

“Single, single, single. Jam shumë e fokusuar për momentin dhe do doja të vazhdoja dhe për pak kohë. Kjo nuk i dihet mbase na vjen prnci i kaltër dhe nuk pyet me ca merremi ne…”-deklaroi ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat