Flirti me Keisin dhe xhelozia për lidhjen e saj me Kristin, si Lorenc Hasrama arriti të rifitonte të dashurën pas daljes nga BBV

Mediale Vip

Flirti me Keisin dhe xhelozia për lidhjen e saj me Kristin, si Lorenc Hasrama arriti të rifitonte të dashurën pas daljes nga BBV

Më: 15 prill 2023 Në ora: 13:12
Lorenc Hasrama dhe Keisi

Lorenc Hasrama ka folur sërish për eksperiencën e tij në “Big Brother”. Duke zbuluar arsyet pse hoqi dorë nga loja, këngëtari ka zbuluar më shumë edhe për historinë e tij të dashurisë.

“Ishte një eksperiencë e bukur dhe kishte emocione të forta. Unë eci me parimin që nuk do të merret njeri me hallet e mia dhe më pëlqen të qesh edhe kur jam i mërzitur. Fati im i mirë ka qenë që kam pasur një marrëdhënie shumë të mirë me banorët në përgjithësi kështu që besoj se kam dalë i lumtur nga ky program”.

Por, teksa loja e tij nuk kishte strategji apo debate të forta, shumë i diskutuar ka qenë raporti me Keisin. Pak javë më parë, Lorenci zbuloi lidhjen e shkurtër që kishte pasur me Keisin, duke çuditur të gjithë banorët e tjerë, por edhe duke konfirmuar atë që prej javësh përflitej jashtë shtëpisë.

Kur gjithçka dukej e mbyllur, dyshja nisi sërish të fliste për ndjenja. Keisi i ka thënë Lorencit dhe Nitës se sekreti që ajo kishte treguar në dhomën e rrëfimit ishte se ka qenë e dashuruar me një banor të “Big Brother VIP”. Teksa qëndronin në kuzhinë, modelja la të nënkuptohej se presoni në fjalë ishte këngëtari, pasi u shpreh se ishte personi që kishte përballë në bisedën që po zhvillonte me të.

Më pas, Lorenci u afrua drejt saj duke i dhënë një përqafim. Por, teksa ajo dukej si një histori që do të rindizej, është zbuluar edhe partnerja e këngëtarit jashtë. Gjatë një shëtitje në oborrin e shtëpisë Keisi dhe Lorenci po diskutonin mbi vëmendjen që historia e tyre ka marrë gjatë këtyre ditëve.

Lorenci është shprehur se nëse do ta dinte se historia e tyre do të kishte kaq vëmendje atëherë nuk do ta tregonte fare. Biseda e tyre ka vazhduar më pas duke folur me nënkuptime dhe duke lënë të kuptohet se ende mund të ketë gjëra që publiku nuk ka dijeni.

Kjo pasi Keisi i tha Lorencit: “Çfarë do t’i thuash asaj që ke jashtë”, duke konfirmuar kështu se edhe ajo vetë e dinte këtë histori. Nga ana tjetër, Lorenci ka zgjedhur mos të përgjigjet.

Por, tashmë që eksperienca e tij në “Big Brother” ka përfunduar, këngëtari ka zbuluar që ka mundur ta rikuperojë lidhjen që kishte lënë jashtë, duke mbyllur kështu gjithçka me Keisin.

I pyetur në emision sesi po shkonte kjo lidhje, ai u shpreh se gjithçka është në rregull: “Mirë jemi. Unë jam shumë njeri privat te kjo pjesë. Por, po ju them që unë jam shenja e Ujorit dhe ajo është një Luan”.

Me daljen e tij, Lorenci ka sheshuar gjërat me partneren, duke bërë një hap pas mes asaj çfarë po rilindte mes tij dhe Keisit. Teksa bëri publike lidhjen që të dy kishin pasur, situata mes tyre u tensionua jo pak, megjithatë të dy e gjetën gjuhën e bashkëpunimit.

“Nuk kam ditur si ta them, nuk dua të justifikohem, por jam shprehur vetëm nga ajo pjesa e ngacmimeve që kemi pasur. Nuk doja që të penalizoheshe ti apo unë, të thoshin që po të jap informacione”, u shpreh këngëtari.

Nga ana tjetër, Keisi u shpreh se në disa raste e kishte paralajmëruar të kishte kujdes në ato çfarë bënte.

“Nuk ka pasur asnjë lloj mesazhi. Po sa herë jam munduar të të them kujdes! Duke qenë se ne kemi konfidenca, njerëzit nuk e kuptojnë. Disa gjëra mendohen para se të fliten. Pse të kam kthyer përgjigje ‘po Lori po’, që të mos flasësh më pra, nuk ke pse”.

Megjithatë, dyshja kanë diskutuar prapë për deklaratën që kanë dhënë në prime. Keisi i tha Lorencit se nëse ata të dy do qëndrojnë për disa kohë në shtëpi, atëherë ai ka mundësi të rregullojë gabimin e tij.

Lorenci tha se ai nuk ka vrarë njeri që të quhet si gabim dhe as gënjeu ndokënd. Ai shtoi se tha diçka të vërtetë, ndërsa shtoi se kishte të drejtë të ishte edhe xheloz. E pyetur nga Keisi nëse është ndjerë xheloz për të dhe Kristin, Lorenci tha se në fillim përpara se të futej në shtëpi po, por tani që hyri nuk ndihet i tillë.

Ai shtoi se kur hyri, Keisi dhe Kristi e kishin “prishur” marrëdhënien e tyre, prandaj nuk ishte më xheloz. Por kjo histori duket shumë e largët nga realiteti i tanishëm, duke qenë se historia me Keisin është mbyllur njëherë e mirë që para se të bëhej pjesë e lojës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat