Marrëdhënie intime në BBVIP/ Zhaklina flet troç për Kiarën dhe Luizin: Pse iu kërkoi të bënin seks brenda Shtëpisë

Mediale Vip

Marrëdhënie intime në BBVIP/ Zhaklina flet troç për Kiarën dhe Luizin: Pse iu kërkoi të bënin seks brenda Shtëpisë

Më: 15 prill 2023 Në ora: 20:04
Zhaklina

Opinionistja e Big Brother Vip 2, Zhaklina Lekatari ka folur troç për raportin e dy prej banorëve më të përfolur të këtij formati, Kiara dhe Luiz, dhe arsyen pse ajo kërkoi seks brenda Shtëpisë, si shenjë që kishte dashuri mes tyre, pas rifutjes së moderatores sërish në BBV.

Përmes një bisede me Erjona Rusi, në “S’e luan Topi”, Zhaklina ka sqaruar se nuk sulmon dhe është kundër Kiarës pasi pozicioni i saj në atë format është i opinionistes. Kështu, thotë Lekatari, gjithçka ndodh është dhënia e opinioneve mbi sjelljen apo veprimet e banorëve brenda Shtëpisë.

E ndalur tek togfjalëshi “bëni seks” që bëri xhiron e rrjetit, Zhaklina i kërkon edhe njëherë shoqërisë shqiptare të mos ketë frikë nga dashuria.

Pjesë nga biseda:

Erjona: Kiarën e mbron apo e sulmon?

Zhaklina: Unë nuk mendoj se mbroj apo sulmoj njeri sepse kur flas unë nuk flas për identitetin e banorëve se ne nuk njihemi personalisht. Unë flas për veprimet që banorët bëjnë, për sjelljen që banorët kanë brenda Shtëpisë.

Pra sa herë që unë u tërheq vëmendjen banorëve, ua tërheq për sjelljen që ata kanë jo për identitetin. Nuk jam unë aty për të ngritur apo ulur banorët. Unë jam aty për të dhënë opinione mbi ngjarjet që ndodhin, mbi sjelljet që banorët bëjnë. Pra, nëse banorët duan të kritikojnë dikë, duhet ta nisin nga vetja. Kështu gishti – pistoletë drejtohet njëherë nga vetja, pastaj nga tjetri.

Erjona: Po si iu the bëni seks se nuk e kuptova…

Zhaklina: Ja me këtë togfjalëshin “bëni seks”. S’ka asgjë të keqe. Nuk e kuptoj pse jemi kaq të frikësuar nga fjala seks, nga fjala pasion, nga fjala dashuri. Pse unë nuk duhet ta them një gjë të tillë ku është problem? S’ka asnjë problem.

Erjona: A e vërteton marrëdhënia që Kiara e do Luizin?

Zhaklina: Unë mendoj që një marrëdhënie që lind brenda një formati do të vërtetohet vetëm kur të dalë jashtë në jetën reale. Nëse dy njerëz dashurohen brenda një formati, dhe nuk po flaës vetëm për “BBV2”, por edhe shumë formate të tjera, marrëdhënia e tyre do të dalë në dritë vetëm në momentin që ata të dalin në jetën reale, në jetën e përditëshme…

Erjona: Kur të dalin në hallet dhe jetën e përditëshme…

Zhaklina: Po…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat