Ish-presidentja Jahjaga dukej elegante në festën e Dafina Zeqirit për ditëlindjen e 34-të

Mediale Vip

Ish-presidentja Jahjaga dukej elegante në festën e Dafina Zeqirit për ditëlindjen e 34-të

Më: 15 prill 2023 Në ora: 20:28
Dafina Zeqiri dhe Atifete Jahjaga

Artistja e mirënjohur e skenës shqiptare, Dafina Zeqiri, ka festuar ditën e djeshme (e premte) ditëlindjen e 34-të.

Ajo ka organizuar një ceremoni madhështore me miqtë dhe të afërmit për të shënuar këtë përvjetor të lindjes në një nga restorantet e njohura në Prishtinë.

Mes emrave të shumtë të skenës, e pranishme në ditëlindjen e Zeqirit ka qenë edhe ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Ajo ka marrë vëmendje me paraqitjen elegante me një palë pantallona të zeza dhe një këmishë rozë.

“Urime ditëlindjen yll, Dafina Zeqiri”, ka qenë urimi që Jahjaga ia ka bërë krijueses së hitit “Harroj”.

Të njëjtat duket se ruajnë raporte të mira me njëra-tjetrën pasi janë parë në shumë evente bashkë.

Në ditëlindjen e Dafinës duhet theksuar se nuk mungoi as DJ Geek, me të cilin u tha se është ndarë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat