Vedat Bajrami ironizon me një video nga Dubai: Më ka lënë sheiku në plazh

Mediale Vip

Vedat Bajrami ironizon me një video nga Dubai: Më ka lënë sheiku në plazh

Më: 15 prill 2023 Në ora: 22:11
Vedati

Humoristi i njohur shqiptar, Vedat Bajrami, duket se po kalon një kohë jashtë angazhimeve të përditshme.

Ai së fundmi ka bërë të ditur se po shijon pushimet në Emiratet e Bashkuara Arabe, gjegjësisht Dubai.

Në një video të shpërndarë në rrjete sociale, ish ylli i “Stupcave” ironizon duke thënë disa fjalë.

“Më ka lënë Sheiku në plazh. Me një Golf 2 fillova, ta gjej një sheik tjetër mos po më vjen ndonjë G Class. Ju përshëndes nga Dubai”, u shpreh ai.

Të shumta kanë qenë reagimet e ndjekësve, të cilët kanë dhënë mendimet e tyre në sesionin e komenteve.

Vedati përndryshe këtë kohë mori vëmendje të madhe me paraqitjen e tij në Big Brother VIP Kosova.

I njëjti qëndroi për një kohë brenda dhe ishte në mesin e pesë finalistëve të këtij edicioni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat