Eliminimi i Keisit nga Big Brother, reagon Sabiani: Nuk besoj se e nxori publiku

Mediale Vip

Eliminimi i Keisit nga Big Brother, reagon Sabiani: Nuk besoj se e nxori publiku

Më: 16 prill 2023 Në ora: 09:02
Keisi

Keisi Medini ishte banorja që u largua mbrëmë (e shtunë) nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, Big Brother VIP.

Këngëtarja e njohur ka lënë përfundimisht garën dhe çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.

Pas eliminimit, një reagim në lidhje me këtë e ka bërë babai i saj, artisti Sabiani.

Image
Shkrimi i Sabianit

Në një postim të hedhur në InstaStory, ai thotë se e nxorën Keisin pasi jeta iu bë telenovelë dhe se nuk beson se e largoi publiku.

“E nxorët engjëllin tim pasi jeta iu bë telenovelë, nuk besoj se e ka nxjerr publiku. Gjithsesi i lumtur që më është kthyer në shtëpi”, u shpreh ai.

Keisi ndërkaq ka pasur disa situata brenda BBVA, përfshirë njohjen me Kristi Aliajn dhe hyrjen e babait të saj brenda.

Sabiani u rifut sërish në këtë format pasi nuk ishte dakord me njohjen që Medini nisi me Aliajn.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat