Pas puthjes së shumëpërfolur në Coachella, a janë rikthyer bashkë Camila dhe Shawn?

Mediale Vip

Pas puthjes së shumëpërfolur në Coachella, a janë rikthyer bashkë Camila dhe Shawn?

Më: 18 prill 2023 Në ora: 14:26
Camila dhe Shawn

Puthja e Shawn Mendes dhe Camila Canbello-s në Coachella e kapi të gjithë botën të papërgatitur dhe njerëzit shpresuan dhe aluduan për një rikthim të dyshes. Nuk duam t’ju lëndojmë, por sipas burimeve, për momentin, këngëtarët janë të dy beqarë.
 
“Shawn dhe Camila mbeten miq. Ata kanë shumë dashuri dhe histori bashkë, por nuk janë rilidhur. Pas ndarjes, ata qëndruan në kontakt dhe vendosën që të takoheshin në Coachella, meqë të dy po shkonin në festival
”, u shpreh burimi dhe shtoi se puthja ishte thjesht produkti i një nate në Coachella.
 
Cabello dhe Mendes u ndanë pas 2 vitesh bashkë, në nëntor të vitit 2021. Në mars të 2022-shit, Camila tha se ndarja ndodhi për shkak se ajo dhe Shawn ishin ende duke gjetur vetveten dhe shtoi se gjatë asaj kohe shkonte shumë shpesh në terapi dhe se prioritetet e saj ndryshuan.
 
Më pas, ata u panë duke u puthur, përqafuar dhe në një tjetër video, Camila i ulet në prehër Shawn. Gjithçka ndodhi në Coachella dhe rrjetet sociale morën për kot nga momenti i puthjes së ish-partnerëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat