Getoar Selimi dhe MC Kresha po sjellin bashkëpunim me Inva Mulën

Mediale Vip

Getoar Selimi dhe MC Kresha po sjellin bashkëpunim me Inva Mulën

Më: 19 prill 2023 Në ora: 07:00
Getoar Selimi, Inva Mula dhe MC Kresha

Sado që mund të tingëllojë e çuditshme, dy reperët e njohur shqiptarë po sjellin bashkëpunim me një prej zërave më të fuqishëm të kombit.

MC Kresha dhe Getoar Selimi kanë bashkuar forcat për një projekt të përbashkët muzikor me sopranon shqiptare me famë ndërkombëtare, Inva Mula.

Ata kanë publikuar një fotografi të përbashkët në rrjetet sociale, e cila është shkëputur nga xhirimet e klipit që janë realizuar këto ditë.

Tre artistët nuk kanë dhënë detaje shtesë mbi projektin muzikor në fjalë, duke lënë thjeshtë të ditur datën e publikimit, e cila do të jetë nesër (e mërkurë) në ora 18:00.

Ky bashkëpunim mes MC Kreshës dhe Getit vjen pasi dyshja i dhanë fund një armiqësie të gjatë ndër vite dhe shtrinë dorën e pajtimit me njëri-tjetrin.

Ata gjithashtu treguan se do të sillnin një bashkëpunim, të cilit mesa duket i është bashkuar një emër i befasishëm siç është ai i artistes së madhe Inva Mula.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat