Jamie Foxx vazhdon të jetë i hospitalizuar edhe një javë pas shtrimit

Mediale Vip

Jamie Foxx vazhdon të jetë i hospitalizuar edhe një javë pas shtrimit

Më: 19 prill 2023 Në ora: 07:02
Jamie Foxx

Ylli i Hollywoodit, Jamie Foxx është ende në spital, një javë pasi vajza e tij zbuloi se ai ishte pranuar pas një “komplikimi mjekësor”.

Revista “People” konfirmoi se ylli i filmave si “Collateral” dhe “Ray” ishte në një spital të Georgias duke iu nënshtruar analizave.

Javën e kaluar, vajza e tij Corinne Foxx tha në një deklaratë se babai i saj kishte “përjetuar një komplikacion mjekësor”, shkruan BBC.

“Fatmirësisht, për shkak të veprimeve të shpejta dhe kujdesit të madh, ai tashmë është në rrugën e shërimit”, shtoi ajo.

Deklarata është publikuar në Instagram në emër të familjes Foxx.

Deklarata vazhdonte: “Ne e dimë se sa i dashur është ai dhe vlerësojmë lutjet tuaja. Familja kërkon privatësi gjatë kësaj kohe”.

Familja nuk dha detaje se çfarë e shkaktoi problemin shëndetësor.

Por revista “People” konfirmoi se incidenti nuk ndodhi ndërsa Foxx ishte në shesh-xhirim, dhe ai nuk u dërgua në spital me një automjet urgjence.

“Ata janë duke kryer teste dhe ende po përpiqen të kuptojnë se çfarë ka ndodhur saktësisht”, tha një burim për CNN.

Foxx ka qenë në Atlanta duke xhiruar filmin e tij të ardhshëm “Back in Action”, së bashku me Cameron Diaz dhe Glenn Close.

Ylli fitoi një çmim “Oscar” për aktorin më të mirë për rolin e muzikantit Ray Charles në filmin “Ray” në vitin 2005. Ai u nominua gjithashtu për aktorin më të mirë dytësor në të njëjtin vit për rolin e tij në “Collateral”.

Filmat e tjerë ku ai ka marrë pjesë përfshijnë “Baby Driver”, “Annie” dhe “The Amazing Spider-Man 2”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat