Kiara përlotet, Luizi e këshillon

Mediale Vip

Kiara përlotet, Luizi e këshillon

Më: 19 prill 2023 Në ora: 13:24
Kiara- Luizi

Kiara u përlot pas debatit që pati me Efin. Ajo tha se Efi të gjithë inatin që ka me Luizin, e shfryn me të, sepse me Luizin nuk matet dot.

Kiara shtoi se po i bëhet padrejtësi dhe se Efin e ka konsideruar mikeshë.

Luizi i tha Kiarës se nëse ajo do, ai do ia marrë hakun atyre lotëve që ajo po derdh dhe se e bën Efin të dalë nga shtëpia.

Por sipas tij, nëse ai e bën atë lëvizje, Kiara nuk shkon në finale. Luizi e këshilloi Kiarën t’i bëjë ballë të gjithë shtëpisë, nëse ajo do të shkojë në finale.

Sipas tij, Kiara ka mundësi të bëjë lojë të fortë tani, pasi e ka të gjithë shtëpinë kundër dhe se duke qarë, nuk shkon dot në finale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat